Takimi me Rrjetin e Juristëve të Rinj

Me datë 27 Maj 2024 është mbajtur takimi mujor me rrjetin e juristëve të rinj, ku prezent ishte z. Bujar Ejupi në cilësinë e ligjeruesit, nga “Iniciativa për Drejtësi dhe Transparencë” për të treguar më shumë rreth projektit Sinjalizuesi dhe ndërlidhjen e këtij të fundit me të drejtat e punës. Ky takim është organizuar nga OJQ Lens përmes Human Rightivism që mbështetet nga Embassy of Sweden in Prishtina nëpërmjet Community Development Fund – CDF.

Ndër të tjera ekipi i projektit ofron mbështetje për sinjalizuesit në raportimin e tyre.

Sinjalizoni ose kontaktoni me stafin e projektit nëse:
• Keni pyetje lidhur me sinjalizimin
• Mendoni të sinjalizoni, por jeni të shqetësuar për pasojat që mund të keni në vendin e punës
• Jeni objekt i hakmarrjeve për sinjalizimet tuaja dhe keni nevojë për mbështetje
• Dëshironi të sinjalizoni në mënyrë anonime
• Dëshironi të publikoni sinjalizimin tuaj në media
• Dëshironi të ndani përvojën tuaj me të tjerët

Shpërndaje

Të ngjashme