Rreth nesh

“Iniciativa Për Drejtësi dhe Transparencë” ose shkurt IDT” është e regjistruar si organizatë joprofitabile sipas Ligjit Nr. 06/L- 043 për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare. „Iniciativa Për Drejtësi dhe Transparencë” ka qëllim që, përmes avokimit dhe zhvillimit të projekteve, të ketë ndikim pozitiv në promovimin e transparencës në nivel lokal dhe qendror. Të promovojë të drejtat e njeriut si dhe inkurajon pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse.

Projekti “Sinjalizuesi” është një nismë e lindur nga përvojat personale të sinjalizuesve në Kosovë dhe sfidat që ata hasin gjatë zbulimit të rasteve të korrupsionit. Qëllimi kryesor i projektit është të organizojë një rrjet të sinjalizuesve dhe mbështetësve të tyre që, duke u bazuar në përvojën e tyre, mund të ofrojnë këshilla praktike dhe mbështetje për të tjerët që përballen me sfida të ngjashme.

Projekti synon të promovojë kulturën e sinjalizimit, duke e vendosur mbrojtjen e të drejtave të sinjalizuesve në qendër. Përveç kësaj, projekti synon të lehtësojë lidhjet mes sinjalizuesve dhe institucioneve relevante, duke përfshirë agjencitë qeveritare, organet e drejtësisë dhe gazetarët, me qëllim që rastet e tyre të drejtohen në kanale të përshtatshme dhe për t’i mbrojtur ato në mënyrë efektive.

Në përfundim, “Sinjalizuesi” synon të adresojë zhgënjimin, me të cilin shpesh përballen sinjalizuesit, duke i ndihmuar ata me ndihmë praktike gjatë udhëtimit të tyre. Projekti kërkon të krijojë solidaritet dhe fuqizim brenda shoqërisë, duke e ngritur statusin e sinjalizuesve si heronj të drejtësisë dhe jo si “persona problematikë” ose të papërshtatshëm për vendin e tyre të punës.

Shpërndaje

Të ngjashme