Ish-auditore e brendshme në Agjencinë e Shërbimeve të Navigimit Ajror (ASHNA)
Xhyldane Kiçmari ka shërbyer për disa vite si auditore e brendshme në Agjencinë e Shërbimeve të Navigimit Ajror (ASHNA), ku ka qenë përgjegjëse për mbikëqyrjen e proceseve të brendshme financiare, operacionale dhe të menaxhimit të riskut në përputhje me ligjet dhe standardet e aplikueshme në fushën e aviacionit civil.
Gjatë mandatit të saj, Kiçmari identifikoi dhe dokumentoi parregullsi serioze në proceset e prokurimit, menaxhimin e kontratave dhe konfliktet e interesit brenda institucionit. Pasi vërejti mungesën e reagimit institucional dhe përpjekjet për të heshtur raportimet e saj, ajo vendosi të ndërmarrë hapin e guximshëm për të sinjalizuar shkeljet përmes kanaleve të përcaktuara me ligj.
Deklaratat e saj kanë ndihmuar në hapjen e hetimeve nga institucionet përkatëse, përfshirë edhe Prokurorinë. Si rezultat i veprimeve të saj, ajo është përballur me presion të vazhdueshëm, përfshirë edhe largimin nga puna
Znj. Kiçmari është një shembull i guximit qytetar në ndërtimin e institucioneve të përgjegjshme dhe të drejta.