Sinjalizuesi Anonim ne KEK

Një punëtore me mbi 14 vite përvojë në një kompani të kontraktuar nga KEK, ka sinjalizuar dyshime për shkelje ligjore dhe konflikt interesi në një konkurs në KEK”. Ajo raportoi rastin te Gazeta Insajderi, duke përmendur përfshirjen e familjarëve të një anëtareje të komisionit të përzgjedhjes.

Pas sinjalizimit, ajo u përball me presion dhe ofendime nga drejtori i Termocentralit “Kosova B”, dhe kërkoi largimin e saj nga puna. Më pas, kompania “Double I&I Sh.p.K.” i ndërpreu kontratën më 08.10.2024, pa dhënë një arsyetim të drejtë.

Edhe pse sinjalizuesja kishte dorëzuar ankesë dhe rastin e bëri publik me prova, asnjë institucion nuk ndërhyri për ta mbrojtur nga hakmarrja. Kjo tregon se mekanizmat e mbrojtjes së sinjalizuesve në Kosovë janë ende jofunksionalë në praktikë.

Aktualisht ajo është e papunë dhe po kërkon drejtësi përmes mekanizmave institucionalë

 

Shpërndaje

Të ngjashme