Në korrik të vitit 2024, Dr. Çitaku bëri publike pretendimet për keqpërdorime brenda QKSUK-së, duke përfshirë parregullsi në konkurse dhe mungesë të stafit në vendin e punës.
Pas deklaratave publike, drejtori i QKSUK-së, , inicioi procedurë disiplinore ndaj Dr. Çitakut, duke e akuzuar për prononcim të paautorizuar para mediave, bazuar në nenin 56 të Ligjit për Zyrtarët Publikë.
Në gusht të vitit 2024, Komisioni Disiplinor vendosi t’i ndalojë Dr. Çitakut 20% të pagës për një muaj, me arsyetimin e mungesave të shpeshta dhe refuzimit të detyrave të punës. Dr. Çitaku apeloi këtë vendim, duke argumentuar se ndalesa e pagës para shqyrtimit të ankesës ishte e paligjshme.
Dr. Çitaku veproi si sinjalizues dhe do duhej të ishte i mbrojtur nga Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, veprimet disiplinore ndaj tij bien ndesh me Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve