Abdullah Thaçi

Sinjalizuesi kishte ngritur dyshime shqetësuese për keqpërdorim të buxhetit komunal në komunën e Prizrenit derisa punonte si arkëtar në bankën Procredit Bank. Abdullah Thaçi akuzohet se më 31 korrik të vitit 2012, derisa ishte në orar të punës në cilësi të personit zyrtar dhe pa pasur autorizim, u qaset llogarive bankare të klientëve të kësaj banke, Nexhat Çoçajt – drejtor i Arsimit në Prizren, dhe Bekim Thaçit – mësimdhënës.

Sipas aktakuzës, ai ka thyer procedurat e aplikueshme bankare, pikërisht marrëveshjen mbi konfidencialitetin dhe moszbulimin e informacioneve bankare.

Shpërndaje

Të ngjashme