“Sinjalizuesi” merr pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Evropian për Sinjalizuesit (EWI), si një mundësi e rëndësishme për të forcuar angazhimin tonë në mbrojtjen e sinjalizuesve dhe promovimin e transparencës.
Pjesëmarrja në këtë ngjarje na mundëson të bashkëpunojmë me ekspertë dhe organizata ndërkombëtare që mbështesin luftën kundër korrupsionit dhe mbrojnë të drejtat e atyre që denoncojnë keqbërësit. Angazhimi ynë është i palëkundur në ofrimin e mbrojtjes për sinjalizuesit dhe promovimin e një mjedisi më të sigurt për ata që kanë guximin të flasin.
Instituti Evropian për Sinjalizuesit është një organizatë udhëheqëse që promovon mbrojtjen e sinjalizuesve dhe forcon praktikat e transparencës në nivel ndërkombëtar.