Vetëvlerësim para sinjalizimit

Përpara se të merrni vendimin për të sinjalizuar, ju inkurajojmë të merrni parasysh pyetjet dhe faktorët e mëposhtëm në lidhje me situatën tuaj personale dhe profesionale. Ju gjithashtu duhet të ndjeheni të lirë t’i adresoni këto pyetje në komunikimin tuaj me ne, pasi kjo do të na ndihmojë të vlerësojmë situatën tuaj dhe te ju ofrojmë këshilla te mëtutjeshme

Ne jemi në dispozicion për të diskutuar rrethanat tuaja individuale?

Pyetje të rëndësishme:

A jeni ju ose familja juaj në ndonjë rrezik fizik – për shembull, a jeni kërcënuar fizikisht ju ose familja juaj (direkt ose indirekt) apo sulmuar?

Jeni apo keni qenë personalisht i përfshirë me rastin për të sicil doni të sinjalizoni?

Nëse keni dokumente ose prova, a keni marrë ndonjë prej tyre në mënyrë të paligjshme?

Situata juaj personale:

  • A jeni të vetëdijshëm se mund të humbisni punën tuaj?
  • A keni rezerva të mjaftueshme financiare ose kursime në rast se humbni punën tuaj?
  • A keni mbështetjen e familjes?
  • A është bashkëshorti ose partneri juaj i punësuar në një nivel që nëse humbni punën, ju dhe familja juaj mund ta menaxhoni situatën financiarisht?
  • Keni ndonjë mik do t’ju mbështeste nëse emri juaj do të bëhej publik?

Situata juaj e punës:

  • Sa kohë keni punuar në punën ku keni vërejtur keqperdorime?
  • A ka punëdhënësi juaj një politikë për mbrojtjen e sinjalizuesve?
  • A jeni zyrtar apo punonjës i qeverisë?
  • Keni shumë aleatë apo kolegë të pozicionuar mirë në punë?
  • A jeni anëtar i një sindikate apo shoqate?

Rasti i juaj:

  • A keni dokumente apo prova origjinale?
  • A mundet që informacioni që keni të konfirmohet nga palët e tjera si i vërtetë?
  • A është publik ndonjë nga informacionet që keni tashmë?
  • A ka të bëjë informacioni juaj me një rrezik urgjent për shoqërinë, shëndetin publik ose mjedisin?
  • Sa gjasa ka që keqpërdorimi të mbulohen, ose të shkatërrohen provat, nëse e raportoni atë?
  • Sa e lidhur politikisht është organizata ku ju punoni?
  • A janë të përfshirë menaxherët e lartë ose drejtuesi i organizatës suaj me keqpërdorime?

 

Shpërndaje

Të ngjashme