Që disa vite dëgjojmë thirrje për individët të bëhen sinjalizues, pra për të zbuluar veprimtarit e paligjshme brenda organizatave. Thirrja për denoncim vjen nga kënde të ndryshme – gazetarë që kërkojnë tituj, organizata civile që promovojnë transparencën, dhe institucione qeveritare që kërkojnë statistika. Megjithatë, në përpjekjen për të zbuluar të keqen, pak njerëz ndalojnë për të menduar pasojat që i bartin këta këta sinjalizuesit guximtarë që zgjedhin të denoncojnë.
Pyetja mbetet: A kujdeset dikush vërtetë për mirëqenien e sinjalizuesve? Çfarë ndodhë në jetën e tyre pasi ata sinjalizojnë ? A ja vlen të sinjalizosh në Kosovë?
Denoncimi i veprimeve të paligjshme është një akt i guximshëm dhe shpesh i vetmuar. Në rrugën e drejtësisë, shumë sinjalizues ndeshen me mungesë mbështetjeje dhe vështirësi të theksuara. Ka raste kur ata humbasin jo vetëm karrierën, por edhe marrëdhëniet personale dhe imazhin publik.
Eshtë koha të ndryshojmë fokusin nga thjesht inkurajimi në një kuptim dhe mbështetje më të thellë për sinjalizuesit. Së pari të kuptohet se pasojat e veprimeve të tyre janë të gjëra, duke prekur jo vetëm jetën profesionale, por shpesh edhe atë personale, shëndetin mendor, marrëdhëniet shoqërore dhe në disa raste jeta e tyre në Kosovë bëhet edhe e pamundur.
Nëse dëshirojmë më shumë sinjalizues, duhet të fokusohemi më shumë tek sinjaluziesit dhe të kërkojmë një sistem që vërtetë i mbështet dhe i mbrojtë këta njerëz. Narrativa e tanishme e mbështet denoncimin si një akt heroik pa adresuar mjaftueshëm pasojat potenciale për individët në fjalë.
Ndoshta, në përpjekjen për drejtësi, duhet të jemi të drejtë edhe ndaj atyre që rrezikojnë gjithçka për të zbuluar të vërtetën. Ndoshta nuk është e drejtë të kërkojmë sinjalizuesit, nuk do ballafaqohen me pasojat të tmerrshme.
Në promovimin e kauzës së denoncuesve, le të mos harrojmë se guximi i tyre duhet të takohet jo vetëm me duartrokitje, por duhet të shoqërohet edhe me një angazhim për mirëqenien e tyre dhe një përpjekje kolektive për të krijuar një sistem që vërtetë është pranë atyre që zgjedhin të flasin kundër padrejtësisë.
Iniciativa “www.Sinjalizuesi.com” ka për qëllim të nxjerrë në pah sfidat dhe vështirësitë që përjetojnë sinjalizuesit, duke i’u kthyer një perspektivë drejtë mirëqenies së tyre dhe duke ofruar përkrahje për sinjalizuesit, pasi vetëm kështu mund të inkurajojmë dhe kërkojmë nga indvidët të bëhen sinjalizues.